E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi percakton planet e eurozones

Presidenti francez Nikola Sarkozi ka thënë se Franca dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për të garantuar stabilitet në zemër të Europës. Gjatë një fjalimi në portin e Tulonit, Sarkozi tha se “ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohen të hënën për të propozuar masa që do të garantojnë të ardhmen e euros”.

“Të vetëm nuk mund të ndryshojmë rregullat e lojës. Nuk mund të shkojmë drejt perfeksionizmit. Sovraniteti mund të ushtrohet i bashkuar. Së bashku me kancelaren gjermane Merkel ne mund të përgatisim një të ardhme për Europën”, tha Sarkozi.

Presidenti francez theksoi se Europa nuk do të lejojë që të përsëritet e njëjta gjë që ndodhi me Greqinë.

Ai paralajmeroi se konvergjencat ekonomike do të jenë të gjata dhe të vështira, por ai premtoi se Franca nuk do të heqë dorë. Ai tha se euro mund të mos ekzistojë nëse ekonomitë e eurozonës nuk veprojnë së bashku. Ai shtoi se nevojiten disiplina të rrepta financiare, me më shumë sanksione për ata që nuk kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre.

Presidenti francez pranoi se Europa është përfshirë nga kriza, e cila mund të rrezikojë shkatërrimin e Bashkimit Europian. “Kam tentuar gjithmonë të them të vërtetën, ka një krizë në zonën euro, që mund të shkatërrojë Bashkimin Europian, nëse dështon ekonomia Europiane cfarë mund të mbesë nga Europa? Besimi dhe kredibiliteti mund ti japin fund krizës. Duhet të bëjmë thirrje për solidaritet”,- deklaroi Sarkozi. Presidenti francez Sarkozi theksoi se Europës i duhet një model i ri ekonomik dhe kjo sipas tij mund të arrihet nëse ka bashkëpunim mes vendeve ë Eurozonës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›