E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Kemi standarde për kërkesat e azilantëve

12/03/2010 Inagurohet zyra e Migracionit në Elbasan

TIRANE- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha përuroi Zyrën e Migracionit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan. Basha vlerësoi se standarti i investimit në këtë zyrë migracioni nuk lë asgjë për të dëshiruar, krahasuar me standartin e zyrave analoge në vendet e hapësirës së BE apo të zonës Schengen. “Eshtë një tregues tjetër i qartë i standartit që ka arritur sot Policia Kufitare dhe Migracionit që shkon përtej asaj që kërkon udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Është një tregues i qartë i vullnetit të qeverisë shqiptare dhe kapaciteteve tona nëpërmjet Policisë Kufitare dhe Migracionit për të trajtuar çdo kërkesë për azil në mënyrë të rregullt sipas legjislacionit në fuqi në Shqipëri, sipas normave e standarteve europiane dhe sipas të gjithë standarteve ndërkombëtare”,-deklaroi Basha. Duke bërë të ditur faktin se është vënë në funksion dhe së shpejti do të përurohet një qendër moderne në Durrës për azilantët me qëndrim të parregullt, e cila është përtej çdo standarti deri tani të aplikueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ministri Basha theksoi se këto janë prova të qarta se Shqipëria jo vetëm nuk përbën një burim apo problem përsa u takon shtetasve të tretë që mund të kërkojnë azil në vendet e BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›