Vidhnin naften e lokomotivave 6 mashiniste ne pranga

DURRS/ Policia ka arrestuar dje nje grup prej shtate vetesh teksa po heton edhe per persona te tjere te perfshire ne aferen e tregtimit te karburantit
DURRS - Nje informacion i marre ne rruge operative para disa muajsh ka bere qe nje grup personash te dyshuar te vihen nen vezhgim me mjete speciale hetimi dhe pasi eshte dokumentuar afera e tregtimit te naftes se lokomotivave eshte realizuar edhe arrestimi i tyre.
Arrestimi eshte realizuar nga blute e Durresit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres. Operacioni i koduar Mashinisti sipas policise ishte projektuar ne drejtim te goditjes se fenomenit te shperdorimit te detyres ne ndermarrjet shteterore. Objekt i tij sipas zedheneses Ornela Cako ka qene dokumentimi i vjedhjes e tregtimit te karburantit nga punonjesit e Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
Pas nje hetimi disamujor policia thote se u be i mundur dokumentimi i ketij aktiviteti te paligjshem si dhe ekzekutimi i shtate vendimeve te Gjykates se Rrethit Durres per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg gjashte mashiniste dhe nje te papune.
Hetimi
Policia ka bere me dije se ne baze te hetimit te kryer nga struktura antikorrupsion Durres rezulton se keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin pergjate nje periudhe relativisht te gjate kohore dyshohet te kene pervetesuar sasi te ndryshme karburanti nga ajo e destinuar per trenat e udhetareve e te mallrave te cilen me pas dyshohet tia kene shitur shtetasit Gezim orbaxhiu dhe djalit te tij.
Sipas policise dyshohet se ata kane bere tregtimin ne pika te ndryshme shitjeje ne Durres te karburantit te vjedhur. Per te dokumentuar kete veprimtari policia thote se ne cilesine e proves materiale u sekuestruan edhe sende te cilat jane perdorur nga keta shtetas ne funksion te ushtrimit te ketij aktiviteti si 2 autovetura 7 telefone celulare si dhe nje shume prej rreth 1 milion lekesh.
Policia mendon se mund te kete edhe te tjere qe kane bashkepunuar me kete rrjet dhe hetuesit po punojne per te identifikuar edhe persona te tjere te perfshire. Vepra penale per te cilen akuzohen keta persona eshte ajo e vjedhjes duke shperdoruar detyren ne bashkepunim.
Te arrestuarit
1-Bujar Kapaj 53 vjec banues ne Durres mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
2-Bajram Musici 51 vjec banues ne Shkoder mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
3-Fatmir Balla 51 vjec banues ne Durres mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
4-Fejzulla Gjylbegaj 51 vjec banues ne Shkoder mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
5-Shpetim Rexhepi 50 vjec banues ne Durres mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
6-Gezim orbaxhiu 57 vjec banues ne Durres mashinist prane Parkut te Mjeteve Hekurudhore Durres.
7-Rezart Gezim orbaxhiu 21 vjec banues ne Durres i papune.