Ligji i SHISH ne KuvendPS e LSI bashkë:Të shtyhet votimi
TIRANE- Ka nisur me debate seanca sotme parlamentare, në kalendarin e të cilës është parashikuar dhe votimi i pr/ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror, mes 20 pikave të tjera.
Partia Socialiste kërkon heqjen nga kalendari i sotëm i këtij pr/ligji dhe votimi i tij të bëhet në seancën tjetër. Gramoz Ruci, kryetari i Grupit Parlamentar socialist deklaroi nga foltorja e Kuvendit se “pr/ligji duhet të kalojë për diskutim në komisione, ku të jetë e pranishme dhe opozita. Më pas pr/ligji të futet për shqyrtim në kalendarin e seancës së ardhshme”.
Si replikë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha se pr/ligji ka kaluar të gjitha procedurat parlamentare.
“Nuk është e vërtetë që pr/ligji ka ardhur në seancë papritur”- tha Patozi nga foltorja e parlamentit duke shtuar se “Nuk është problem i ynë, që kur pr/ ligji ka kaluar në kom. Sigurisë opozita nuk ka qenë e pranishme në komisioni. Fakti që PS nuk ka marrë pjesë në të gjitha komisionet e sigurisë nuk përbën shkak”- nënvizoi më tej kryetari i grupit PD.
Patozi kërkoi të mosparagjykohej seanca dhe të pr/ligji të votohej sic është në kalendarin e ditës.
Edhe kryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta e cilësoi “të nxituar” vendosjen në kalendar të punimeve të ditës së sotme votimin e pr/ligjit . Sipas Metës nuk kanë përfunduar ende konsultimet me NATO-n dhe e gjithë vëmendja sot duhej përqëndruar aty ku e gjithë bota mban sytë në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarëisë së Kosovës, e shpallur më 2008.
Ja ligji i SHISH
Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror, aq i kritikuar nga ndërkombëtarët, sot do të miratohet në seancë plenare. Nuk bëhet fjalë për ligjin e ndryshuar në variantin e dytë në 5 nenet e tij, por varianti fillestar, ku edhe kryeministri, kishte kontroll të plotë mbi shërbimin informativ.
Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike, dje në orët e vona të natës, konfirmohet një bisedë telefonike e kryeministrit Sali Berisha, me kreun e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Leonard Demi. Sipas burimeve, “Berisha i ka kërkuar Demit, të mbrojë ligjin për SHISH në seancën e nesërme (sotme)”, duke e lënë të pafjalë Leonard Demin, kryetari i cili ka pasur gjatë gjithë këtyre kohëve biseda me diplomatë për këtë çështje.
Por nga ana tjetër, ndërsa PD po përgatitet të votojë ligjin në parlament, gjithçka po vihet në provë nga ana e PS dhe LSI dhe mënyra sesi këto forca do të votojnë në kuvend.
Skenari 1
PS deklaroi gjithë paraditen e djeshme pas mbledhjes së grupit parlamentar se nuk do të votonte të 16 ligjet e mbetura në seancë plenare. Pas mbledhjes së grupit parlamentar deklarata e vetme e deputetëve socialistë ishte se “PS do t’i bëjë sërish thirrje maxhorancës të tërheqë ligjin për SHISH dhe të bëjë amendimet siç i ka sugjeruar NATO”.
Menjëherë pas kësaj, por edhe më parë, vota e deputetëve të LSI në kuvend, duke përfshirë edhe zv.kryeministrin Ilir Meta është deklaruar kundër. Megjithatë, nëse PS bojkoton sallën e Kuvendit, PD edhe me votën kundër të LSI mund ta miratojë shumë thjesht këtë ligj.
Skenari 2
I mbajtur shumë i rezervuar nga socialistët deri afër mesnatës së djeshme, për të mos pasur asnjë rrjedhje informacioni, për deputetët e PD dhe të LSI. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, deputetët kanë diskutuar për të qenë prezent në seancën kur do të miratohen ndryshimet.
“Për shkak të impaktit të madh që kanë këto ndryshime ligjore të ligjit të SHISH dhe prekjes së sigurisë kombëtare, dhe për të vënë në provë edhe votën e Ilir Metës, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, me të gjithë deputetët e vet, do të jetë në seancën parlamentare, për të votuar kundër ndryshimeve në ligjin e SHISH” thanë dje afër mesnatës deputetë socialistë për Gazeta Shqiptare.
Loja me shifrat
Fakti që projektligji me ndryshime i SHISH nuk do të mund të miratohet dot, konfirmohet në një farë mënyre edhe nga zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ. Kur mbrëmja po mbaronte dhe kur maxhoranca nuk ishte tërhequr nga heqja e kalendarit të punimeve të këtij projektligji, kanë filluar tratativat, qoftë edhe me komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë, nëse PS deklarohet me votë kundër ligjit, dhe këtyre votave u bashkohen edhe ato të LSI-së në kuvend, Berisha nuk mund ta kalojë ligjin për shërbimin informativ. Një nga deputetët e maxhorancës, Lefter Maliqi, madje mungon në seancë duke mos qenë në Shqipëri, duke i hequr një votë maxhorancës.
Por nga ana tjetër, në rastin kur Berisha do të kuptojë skemën e votave kundër, gjithçka mund të ndryshojë në sallën e parlamentit, ku me gjithë deputetët në sallë, kreu i qeverisë nuk i bën dot 71 vota për të miratuar ligjin, çka do të thotë dështim për të. E në rastin konkret ai mund të tërheqë miratimin e ligjit nga axhenda e punimeve të kuvendit, duke mos realizuar asnjë skenar.
Deri në mesnatë, votat e deputetëve dhe mënyra sesi do të vepronte maxhoranca, mbeteshin akoma pezull.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)