E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiakos, Melberg kunder Besës

Te Olimpiakosi më shumë po i thurin lavde blerjes së re, spanjollit Albert Riera të ardhur nga Liverpuli, se sa t’i kushtojnë ndonjë vëmendje të posaçme takimit kundër Besës së Kavajës për ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Europës. Argumenti është i qartë: në ndeshjen e parë të zhvilluar para një jave në “Qemal Stafa”, Olimpiakosi i Pireut fitoi 5-0, duke e shndërruar i në një shëtitje ballafaqimin në kryeqytetin shqiptar.

Formacioni i drejtuar nga gjermani Evald Lienen, që tashmë me rezultatin 5-0 në “xhep” edhe pse do të luajë në një “Karaiskaki” pa shikues (20:30, gjyqtar është anglezi Li Robert) është i kualifikuar për në turin e tretë eliminator. Besa nuk ka fituar kurrë një ndeshje në Europë (në 13 takime).

Sipas “Goalday.gr”, Olimpiakos pritet të ketë kundër Besës edhe Olaf Melbergun, ndërkohë që të tjerë do të luajnë Nikopolidhis, Pardo, Galitsios, Raul Bravo, Holebas, Modesto, dudu, Oskar, Papadhopulos, Mareska, Zairi, Epstain, Fetfasidhis, Mitroglu, Diogo, Darbisair, Miralas.

“Kuqebardhët” grekë e kanë të sigurt kualifikimin dhe me shumë mendojnë për skaudrën kundërshtare të raundit të trtë, që do të dalë nga takimi Makabi Tel-Aviv (Izrael) me skaudrën malazeze, Mogren (2-0 takimi i parë për izraelitët).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›