Ligji i amnistisë mund ta ndëshkojë Atifete Jahjagën
PRISHTINË-Nëse Ligji për amnisti hyn në fuqi sot, atëherë kjo mund t’i kushtojë presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, me humbje të postit. Gjykata Kushtetuese ia ka rikujtuar asaj dje se Ligji për amnistinë nuk mund të hyjë në fuqi pa dhënë vendimin për të edhe Kushtetuesja.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, kur një ligji apo vendimi të miratuar nga ana e Kuvendit kontestohet dhe ai dërgohet në Kushtetuese, atëherë ai nuk mund të hyjë në fuqi apo nuk mund të nënshkruhet nga presidentja derisa nuk jep përgjigje Gjykata.
“Koha Ditore” shkruan se presidentja ishte në rrugë për t’iu përgjigjur pozitivisht rekomandimeve të jashtme për të mos e shpallur apo për të mos e kthyer në Kuvend. Duke marrë parasysh këto rrethana, nëse presidentja do të merrte ndonjë veprim, atëherë ajo do të bëhej direkt përgjegjëse, duke e lëkundur edhe pozitën e saj prej të parës së shtetit.
(e.m/BalkanWeb)