E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Energjia dhe Telekom sa i përket Kosovës është mbyllur

PRISHTINË-Kryeministri Hashim Thaçi, sot në mbledhjen e Qeverisë kosovare, duke informuar për takimin e 14-të Kosovë-Serbi, në nivel kryeministrash, në Bruksel para dy ditësh, tha se “është me rëndësi që në shumë segmente është duke vazhduar implementimi i marrëveshjes së arritur më 19 prill”, ndërsa çështja për energjinë dhe telekomunikacionin sa i përket Kosovës është mbyllur, gjithashtu edhe sa i përket BE-së.

“Është bërë progres edhe sa i përket mbylljes së të gjitha stacioneve policore të strukturave paralele në veri dhe mundësisë së integrimit të qytetarëve serbë që dëshirojnë të integrohen në strukturat e policisë së Kosovës, që pranojnë integritetin, Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe që pranojnë dokumentet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket drejtësisë, shtoi kryeministri kosovar, ne do të respektojmë në përpikëri marrëveshjen e arritur me 19 prill.
“Për energjinë dhe telekomunikacionin, mund të them lirisht se sa i përket Kosovës kjo çështje është mbyllur, gjithashtu edhe sa i përket Bashkimit Evropian, Baroneshës Ashton, dhe presim edhe nga Serbia deri në 8 gusht që të pranohen këto dy marrëveshje të rëndësishme”, tha Thaçi.

Ai paralajmëroi se raundi i 15-të i takimeve Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik të kryeministrave, në Bruksel, është planifikuar të mbahet në javën e fundit të gushtit.
(e.m/BalkanWeb)

Arrestohet makinisti i trenit qe doli dje nga shinat ne Spanje, incident ky qe i morri jeten 78 personave ndersa u plagosen 180 te tjere. Lajmi konfirmohet nga policia spanjolle e cila tha se makinisti ndodhet nen mbikqyrje ne spital dhe akuzohet per krime lidhur me aksidentin. Sipas shefit te policise se Galicias, makinisti Jose Garzon Amo do te merret ne pyetje pasi dyshohet si shkaktar I daljes se trenit nga shinat. Por per momentin ai nuk mund te deshmoje se ndodhet nen mjekim. Sipas disa raportimeve ende te paidentifikuara treni po udhetonte me me dyfishin e shpejtesise se lejuar ne momentin kur ndodhi aksidenti. Spanja ka shpallur tre dite zie kombetare pas kesaj ngjarje qe perben nje prej tragjedive me te renda hekurudhore ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›