E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, PS-ja ankimon në Gjykatën Kushtetuese

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Socialiste ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit të dosjeve. Ankimimi u dorëzua në emër të opozitës nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj. Sipas Xhafaj ligji i dosjeve do të sjellë jo vetëm pasoja politike por edhe sociale. Xhafaj duke e quajtur ligjin antikushtetues u shpreh se shkelen 28 nene të kushtetutës. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë sa më shpejt këtë çështje u shpreh Xhafaj. Gjithashtu ai u shpreh edhe për komisionin AD HOC duke u shpreh se ky komision nuk është ngritur nga kuvendi dhe se socialistët duhet ta drejtojnë këtë komision.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›