E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Shqipëria nis eksportin e energjisw elektrike drejt Greqise

>Ministri i Energjetikës, Genc Ruli,deklaroi dje se Shqipëria do të eksportojë energji elektrike drejt Greqisë. KESH ka arritur të bëjë  një marrëveshje eksporti me kompaninë publike greke me 200 megavatorw pwr një periudhe njwmujore. Ministri Ruli pohoi se Shqipëria do i shesë energji Greqisë, duke shfrytëzuar sipas tij, gjendjen optimale te rezervave ujore si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në vend. Janw rreth 4 milionë  kilovatorw do të fillojë të  eksportojë  Shqipëria drejt Greqisë gjatë muajit shkurt, pohoi kreu Ruli, i cili ka bërë të ditur gjithashtu se çmimet për vitin 2009 do të mbeten të pandryshuara dhe mw pas do tw lëvizin sipas tregut. Nw konferencwn e djeshme  pwr shtyp,Genc Ruli sqaroi ecurinë e deritanishme tw negociatave me kompaninë CEZ, qw është shpallur fituese e tenderit ndërkombëtar per privatizimin e OSSH-se. Grupet negociatore janë nw përfundim tw punës, ndërsa brenda dy javëve tw para te shkurtit pritet nënshkrimi i kontratës, duhet thëne qe diskutimet kryesore kane qene ne lidhje me Deklaratën Rregullatore, e cila shpreh parametrat kryesorw sipas tw cilave kompania do tw operojw nw 5 vitet e ardhshme. Nw bisedimet,- ka thënë ministri Ruli,- janw përfshirë ERE, Banka Botërore dhe përfaqësuesit e grupit negociator nga ana e qeverisw, sw bashku me konsulentet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›