Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit për lekun 0.5%

>Norma e interesit behet 5.75% nga 6.25%
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit për marrëveshjet e riblerjes me 0.5 përqind. Në këto kushte, norma e interesit shkon nga 6.25 për qind në 5.75 për qind. Çka do të thotë se kostoja e huamarrjes në banka do të ulet, duke sjellë kështu më shumë përfitim në marrjen e kredive nga bizneset . Banka e Shqipërisë vlerëson se nëpërmjet kësaj mase krijohen premisat për një reagim pozitiv nga ana e sistemit bankar, në drejtim të uljes së përqindjeve të interesit në lekë për kreditimin e ekonomisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani u shpreh dje në një konferencë për shtyp se masa e marrë nga Banka e Shqipërisë është një hap i rëndësishëm që ndihmon në konsolidimin ekonomik të vendit dhe minimizon efektet që vijnë nga kriza financiare globale. Politika e ndjekur nga banka e Shqipërisë vlerësohet si një hap në momentin e duhur, për të mbështetur ekonominë me kredi dhe nga ana tjetër, ndihmon në konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar të sistemit. Nëpërmjet këtij vendimi, krijohet më shumë frymëmarrje për aktivitetin ekonomik të vendit. Ai është një kontribut i drejtpërdrejtë për minimizimin e efekteve negative që vijnë nga kriza ndërkombëtare si dhe ndihmon për qëndrueshmërinë e mëtejshme të ekuilibrave ekonomikë dhe financiarë të vendit. të deficitit korrent. Në fjalën e tij Fullani u ndal në aktivitetin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, politika monetare ka qenë neutrale dhe norma bazë e interesit është mbajtur e pandryshuar, në nivelin 6.25 për qind. Politika e drejtë monetare dhe kontrolli i inflacionit nga Banka e Shqipërisë janë reflektuar edhe në ankorimin e pritjeve për inflacionin të agjentëve ekonomikë, pranë nivelit 3 për qind të synuar nga Banka e Shqipërisë. Aktiviteti ekonomik i vitit 2008 është zhvilluar përgjithësisht në linjë me parashikimet e fillimvitit, si për sa i përket rritjes ekonomike ashtu edhe në drejtim të ruajtjes së balancave makroekonomike. Ecuria e treguesve monetarë gjatë gjysmës së dytë të vitit ka rezultuar përgjithësisht e qëndrueshme, ndonëse ka shfaqur shenja ngadalësimi të ritmeve të rritjes të depozitave dhe të kredive, gjatë tremujorit të fundit. Në terma relativë, ky ngadalësim ka prekur një pjesë të vogël të bilancit të bankave tregtare, por pa prekur në asnjë rast treguesit e shëndetit të sistemit bankar dhe aftësinë paguese të tij. Ndërkohë, gjatë dy muajve të fundit të vitit është vënë re një rënie e raportit të mbulimit të kërkesave për huamarrje të qeverisë dhe zgjerim i disa primeve të rrezikut. Këto dukuri kanë sjellë rritjen e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe, në disa raste, të kredisë. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregjet e parasë duke injektuar likuiditet me afate të ndryshme maturimi, sipas kërkesave të sistemit. Aktiviteti i tregjeve të parasë gjatë kësaj periudhe është kushtëzuar nga zhvillimet e treguesve monetarë dhe të ekonomisë reale. Edhe pse ekonomia botërore dhe veçanërisht sistemi financiar pësuan tronditje të mëdha gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2008,sipas Fullanit ekonomia shqiptare ka shfaqur rezistencë gjatë periudhës në fjalë. Në këtë periudhë të vitit, inflacioni vjetor shënoi vlera pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, përkatësisht 3.0 për qind dhe 2.5 për qind, në secilin tremujor. Duke vepruar brenda të gjithë parametrave të shëndetit financiar, sistemi bankar shqiptar është treguar dinamik dhe efektiv në kanalizimin e kursimeve të ekonomisë drejt financimit të aktiviteteve prodhuese të firmave apo konsumit të qytetarëve. Guvernatori i BSH nuk la pa përmendur edhe kontributin e politikës fiskale, e cila, nëpërmjet kufizimit të deficitit buxhetor në nivele të pranueshme, ka kontribuar në ruajtjen e balancave makroekonomike. Nga ana tjetër, sektori i jashtëm i ekonomisë ka vijuar të karakterizohet nga zgjerimi i deficitit të llogarisë korrente. Tremujori i tretë i vitit 2008 regjistroi një rritje të deficitit korrent. Raporti i tij ndaj PBB-së vlerësohet të ketë arritur në rreth 13.7 për qind. Në thellimin e deficitit korrent gjatë kësaj periudhe, kontribuoi jo vetëm rritja e deficitit tregtar, por edhe ngushtimi i bilancit pozitiv të llogarisë së të ardhurave dhe të transfertave korrente. Me mbylljen e vitit 2008 duket se muaji janar krijoi premisat për më shumë hapësirë manovrimi për bankën e Shqipërisë,duke ndryshuar kështu edhe kahun e politikës monetare e cila u përkthye në zbutje të normave të interesit ,gjë që mundësoi balancimin e faktorëve të kërkesës dhe ofertës. Pas kësaj mase të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë pritet të shihet se si do të ndikojë në vazhdim kriza botërore në ekonominë shqiptare edhe pse sipas deklaratave të Bankës e Shqipërisë ndikimi i krizës botërore në ekonominë shqiptare do të varet si nga intensiteti, ashtu edhe nga kohëzgjatja e saj.