Ligji i dosjeve, nuk do të përdoret për qëllime politike

Berisha-HillaryClinton: Zgjedhjet e 28 Qershorit të lira dhe demokratike
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka siguruar sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Clinton se ligji lustracionit dhe nuk do të përdoret për qëllime politike. Gjatë takimit që kryeministri Berisha ka pasur në Uashington me sekretaren amerikane të shtetit, është folur edhe për zgjedhjet e qershorit, ku kryeministri e ka siguruar Clinton se ato do të zhvillohen të lira dhe demokratike, dhe qeveria nuk do të ndërhyjë në këtë proces. Për çështjen e ligjit të lustrimit, i sigurova Sekretares së Shtetit dy gjëra, së pari, nuk mund të përdoret dhe nuk do të përdoret për gjueti shtrigash për të përkundër kundërshtarëve politikë. Së dyti, çdo gjë do të zhvillohet sipas rregullave të shtetit ligjor. Këto ishin sigurimet e mia që i dhashë Sekretares në një mirëkuptim të plotë dhe se asnjë lloj zgjidhje përveç zgjidhjeve ligjore nuk mund të imagjinohet në këtë rast, u shpreh Berisha. Ai tha se në një mirëkuptim të plotë me të, e kishte siguruar Sekretaren amerikane të Shtetit për një zbatim korrekt të ligjit. Unë i qartësova zonjës Klinton se çdo qytetar, i cili preket nga ky ligj, ka të drejtën e tre shkallëve të sistemit gjyqësor, sikundër edhe të shkojë më Strasburg, sqaroi kryeministri. Gjatë takimit të parë që kryeministri i vendit tonë Berisha ka bërë me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, është folur edhe për anëtarësimin në NATO. Duke folur mbi takimin me Klinton, Berisha tha se gjeti rastin që të falënderonte SHBA-të për mbështetjen e dhënë dhe citoi se i kishte kërkuar zonjës Klinton, që të dërgonte vëzhgues amerikanë në zgjedhjet e këtij viti. Nga ana e saj mësohet se zonja Klinton është shprehur e impresionuar nga rezultatet e reformave në Shqipëri. Takimi ishte një rast i shkëlqyer për mua për të siguruar Sekretaren se zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, për të kërkuar vëzhgues nga qeveria e SHBA-ve dhe vendeve të tjera mike që ti mbikëqyrin, monitorojnë zgjedhjet për të cilat, së pari, qeveria është e angazhuar të nderojë standardet, por të nderojë dhe miqtë kudo në botë, është shprehur Berisha. Vizita me Klintonin vjen një ditë pasi Berisha shtroi një darkë me personalitete politike dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Email This Klikime: 85