E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, bonus nga 1500 deri në 2005 euro për blerjen e mjeteve euro 4-5

Këshilli i Ministrave i hap rrugën masave për ringjalljen e sektorit të automjeteve dhe të konsumeve në përgjithësi me një paketë që vlen përafërsisht 2 miliard euro. Nga burime të qeverisë mësohet se K.M ka aprovuar paketën me masat ndihmëse për industrinë e automjeteve, duke filluar nga bonuset prej 1500 euro për riciklimin e automjeteve të vjetra dhe blerjen e mjeteve Euro 4-5. Do të ketë një bonos për blerjen e mjeteve komerciale te lehta ne këmbim të riciklimit të mjeteve Euro 0, 1 dhe 2 te regjistruara deri ne 1999. është parashikuar gjithashtu një bonus prej 1500 euro për automjetet me gaz metan apo hidrogjen. Ne fund parashikohen 500 euro për riciklimin motoçikletave Euro 0 dhe 1 në këmbim të atyre euro 3 deri në 400 kubik. Ky dekret nuk përmban rimbursimin e taksës automobilistike për të cilën ishte folur fillimisht. Këto masa një hap përpara pozitiv, por nevojitet me shumë në favor të gjithë sistemit. Ky qenë komenti i presidentes se Confindustria Emma Marcegalia. Mbas aprovimit te paketës anti-krizë me dekret te K.M, titulli Fiat fiton 5,6% për 4,5 euro për pikë. Në këtë sektor, auto Pirelli shënon një ngritje prej 2,6% për 0,2 euro. Shkon mirë dhe Brembo +3,02% për 3,5 euro.  
Piaggio e ndihmuar nga këto masa ndihmëse shënon +3,6% për 1,18 euro. Ne sektorin e elektro-shtëpiakeve, një ngritje e lehte Indesit prej 0,57% për 3,08 euro.  

Email This Klikime: 15

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›