Ligji i dosjeve, shtohen kontestimet
05/02/2009 Shoqata e Prokurorëve depoziton në Gjykatën Kushtetuese ankesën për lustracionin
“Papajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”
Shtohen kontestimet për ligjin e dosjeve. Pas ankesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga një grup prej 36 deputetësh dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ligji i spiunëve është ankimuar në këtë gjykatë edhe nga Shoqata e Prokurorëve. Kjo e fundit ka kërkuar shfuqizimin e ligjit në 6 nene të tij, që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin e Prokurorisë.
Prokurorët
Shoqata e Prokurorëve në ankimimin drejtuar Gjykatës Kushtetuese e cilëson ligjin e lustracionit në kundërshtim me Kushtetutën. “Një ligj i miratuar me 3/5 e votave të Kuvendit, siç është ligji ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë’, nuk mund të shfuqizohet me një ligj të miratuar me shumicë të thjeshtë votash”, - thuhet në ankimimin e bërë nga Shoqata e Prokurorëve. Sipas tyre, ligji i dosjeve bie ndesh me Kushtetutën në pika të veçanta të neneve 3, 4, 6, 14, 21 dhe 23. Argumentet ligjore të Shoqatës së Prokurorëve kanë lidhje me balancimin e pushteteve si dhe me shkarkimin dhe emërimin e prokurorëve. Shoqata e Prokurorëve kundërshton verifikimin nga ligji i lustracionit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve. Një tjetër pikë e kontestuar nga kjo shoqatë me papajtueshmërinë e funksioneve, ku në nenin 4, pika f të ligjit të lustracionit përfshihen edhe hetues, prokurorë ose ndihmësprokurorë, gjyqtarë apo ndihmësgjyqtarë që kanë marrë pjesë në procese politike në periudhën 29 nëntor 1944–8 dhjetor 1990. Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve konteston nenin 6 të ligjit, që bën fjalë për ngritjen e Autoritetit të Kontrollit të Figurës. Dy nga pikat e tjera që kontestohen nga prokurorët kanë të bëjnë me nenin 14, që bën fjalë për detyrimin për njoftim për emërimet e reja. Më konkretisht, prokurorët kontestojnë pikat 2 dhe 3 të këtij neni, që kanë të bëjnë me të zgjedhurit në Kuvend, në organet e qeverisjes vendore apo në organe të tjera përfaqësuese dhe kandidatët që konkurrojnë i nënshtrohen verifikimit të figurës së zyrtarit përpara regjistrimit si kandidat në procesin përkatës zgjedhor. “Ky njoftim bëhet nga kandidati ose propozuesit e tij. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e regjistron kandidatin në rast se ky nuk paraqet dëshminë e verifikimit”, - thuhet në dy pikat që kontestohen nga prokurorët. Gjithashtu kontestohet edhe pika 3 e nenit 23, në të cilën theksohet se “kur subjekti i verifikuar deklaron se ka bërë ankim gjyqësor dhe paraqet kopje të aktit të ankimit, procedura e pikës 2 e këtij neni nuk pezullohet derisa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë”.
Ankimimet
Deri tani në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur tri kërkesa nga subjekte të ndryshme, që kërkojnë shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit të lustracionit. Fillimisht kësaj gjykate iu drejtuan 36 deputetë, mes të cilëve edhe dy ligjvënës të mazhorancës - Leonard Solis dhe Spiro Peçi, të cilët kërkuan pavlefshmërinë e ligjit të lustracionit, që sipas ankimuesve bie ndesh me Kushtetutën në të paktën 28 nene. Pas ankesës së bërë nga 36 ligjvënës, ishte Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ky i fundit kërkon pezullimin e ligjit dhe e bazon këtë kërkesë në nenin 45 të ligjit nr. 8577, dt.10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH-së”. Ankimimi i tretë i depozituar në Kushtetuese është bërë nga Shoqata e Prokurorëve, e cila konteston ligjin në 6 nene të tij.
Ligjvënësit
Opozita, e mbështetur dhe nga dy ligjvënës të mazhorancës, kërkon shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.10034, dt.22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Gjithashtu Gjykatës Kushtetuese i kërkohet pezullimi i zbatimit të këtij ligji, që ka hyrë në fuqi prej fundit të janarit.
Komiteti i Helsinkit
Ankimimi i dytë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të dosjeve është bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Edhe kjo organizatë e cilëson ligjin në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkon pezullimin e zbatimit të ligjit të lustracionit, bazuar në nenin 45 të ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH-së”.
Qeveria
Mazhoranca dhe qeveria duket se nuk do të ndryshojnë qëndrim në lidhje me zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Qeveria përmes zëvendëskryeministrit Genc Pollo ka siguruar faktorin ndërkombëtar se do të ketë një zbatim korrekt e të paanshëm të këtij ligji dhe se çdo person i prekur nga zbatimi i tij ka mundësinë e ankimimit në të tria shkallët e gjyqësorit, por ankimi mund të vazhdojë edhe në Strasburg.
Ambasadori danez për ligjin e lustracionit
Dosjet hap prapa, rrezikohet integrimi
Ambasadori i Danimarkës në Shqipëri Karsten Jensen e cilësoi dje si një hap prapa për vendin tonë ligjin e lustracionit, i njohur ndryshe si “ligji për hapjen e dosjeve”. Diplomati danez ka qenë në një linjë me homologët e tij të vendeve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara, qëndrimin e mbajtur nga organizatat ndërkombëtare si OSBE-ja dhe Këshilli i Europës në lidhje me ligjin e dosjeve. Ambasadori Jensen shprehet se “Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, por fatkeqësisht së fundi kemi parë atë që do ta quaja hap prapa, para së gjithash me ligjin e lustracionit”. Sipas tij, çdokush në komunitetin ndërkombëtar e kupton se “është e nevojshme një ndarje me të kaluarën, dhe kjo është një gjë shumë e mirë”. “Por një gabim nuk mund të kurohet duke bërë një gabim tjetër”, - u shpreh Jensen, duke shprehur në këtë mënyrë kontestimet dhe vërejtjet e tij për ligjin e dosjeve, i konsideruar nga faktori ndërkombëtar në kundërshtim me Kushtetutën. Për ambasadorin danez zbatimi siç është i ligjit të lustracionit do të pengojë integrimin europian. “Sipas nesh, ligji nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe sipas ekspertëve tanë disa nene të ligjit nuk janë në përputhje me kushtetutën e vendit”, - shprehet Jensen. Më tej ai shtoi se “ nëse ju nuk arrini standardet ndërkombëtare, nuk mund të bëheni një anëtar i Bashkimit Europian”. “Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë bërë paralajmërime për këtë, duke shpresuar se ligji do të përmbushë standardet, por fatkeqësisht, të paktën deri tani, nuk ka asnjë ndryshim. Unë këtë e shikoj si një hap prapa”, - shprehet diplomati danez.
Deputeti Biberaj reagon pas kritikave për dosjet
Mazhoranca të gjejë gjuhën me ndërkombëtarët
Deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj i kërkoi dje mazhorancës që të gjejë gjuhën e përbashkët me faktorin ndërkombëtar për ligjin e dosjeve. Pas kritikave të bëra nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, OSBE-ja dhe Këshilli i Europës ndaj ligjit të lustracionit, deputeti demokrat shprehet se ekzistojnë hapësirat mes mazhorancës dhe ndërkombëtarëve për të biseduar. “Ligji i lustracionit është shumë i rëndësishëm për pastrimin e shoqërisë shqiptare. Ky ligj synon pastrimin e politikës, sistemit të drejtësisë, administratës publike, por dhe të shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e sistemit komunist”, - thekson Biberaj. Sipas tij, ndonëse Shqipëria është vendi i fundit në Europën Juglindore që aplikon këtë ligj, zbatimi i tij është i rëndësishëm. Në të njëjtën kohë deputeti Biberaj gjykon se ka hapësirë për të biseduar me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, konform standardeve ndërkombëtare për këtë ligj. Në këtë kuadër, Biberaj kujton kontributin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe vendeve të Europës Perëndimore për rrëzimin e komunizmit në Europën Juglindore dhe në Shqipëri. Po kështu Biberaj sjell në vëmendje edhe kontributin dhe përkrahjen e këtyre vendeve për ecurinë e reformave në vend, si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimin në BE. Ligji i dosjeve është miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës dhe hyri në fuqi pa firmën e Presidentit të Republikës. Ligji ka nisur së vepruari prej pak ditësh, por ende nuk është ngritur autoriteti që do të merret me verifikimin e figurave të zyrtarëve të shtetit.