Shkatërrohen xhamat e ambulancës së fshatit
05/02/2009 Në pranga autori nga Kavaja
TIRANE- Policia e Kavajës kreu ditën e djeshme arrestimin në flagrancë të shtetasit Përparim Bashmeta, 36 - vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bago, Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi dje dyshohet se ka prerë afro 17 rrënjë pemë, në rrugët e fshatit Bago Kavajë. Më pas dyshohet se ka shkuar në ambulancën e fshatit, ku me (sëpatë) ka shqyer plotësisht derën e hyrjes, duke thyer xhamat e dritareve të kësaj ambulance. Në vazhdim ka thyer edhe xhamat e shkollës 9-vjeçare të fshatit. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal