"Masakra e Cerrikut", procesi shtyhet me debate
Me debate te ashpra mes mbrojtjes dhe gjykates eshte shoqeruar dje procesi gjyqesor ne ngarkim te nente te pandehurve, te akuzuar per "masakren e Cerrikut". Avokatet e mbrojtjes i kane kerkuar gjykates, qe t'i kryente nje ekspertize psikike te penduarit Bujar Buzani, per te pare nese ai vuante nga crregullimet mendore apo jo. Sipas mbrojtesve vete i penduari kishte shpjeguar ne gjykate se ai kishte qene budalla, por qe tani ndihej me mire. Gjykata ka refuzuar kerkesen e mbrojtesve duke shpjeguar se i pandehuri ishte denuar nje here dhe nuk ka shfaqur crregullime mendore. Te pandehurit e ketij gjykimi jane: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Xhepaxhiu, Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata po gjykohen per akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se njehere" dhe "vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se njehere, te mbetur ne tentative". Ngjarja per te cilen ata akuzohen ka ndodhur me 23 maj te vitit 1997, ku humben jeten gjashte gardiste, ndersa u plagosen edhe 16 punonjes policie.