Mjaft: Nis fushata 15 Marsi, drejtësi për Gërdecin
Rreth një vit pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit ende për banorët nuk ka një përgjigje për përgjegjësit. Ndërkaq Fronti qytetar “15 marsi” nën organizimin e lëvizjes Mjaft ka nisur fushatën për të zbardhjen e plotë të tragjedisë.
GËRDEC- Rreth 11 muaj pas tragjedisë ku humbën jetën 26 vetë, në Gërdec ka ende prova që dëshmojnë ngjarjen e rëndë e cila ende nuk ka dhënë një përgjigje për përgjegjësit e vërtetë të saj.
Vetë banorët shprehen të zhgënjyer nga mënyra sesi politika dhe organet përgjegjëse po lenë në harresë këtë tragjedi të rëndë.
Ndërkaq Fronti qytetar “15 marsi” nën koordinimin dhe organizimin e lëvizjes Mjaft ka nisur fushatën duke kërkuar zbardhje të plotë të tragjedisë së Gërdecit dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë personave që e shkaktuan atë.
Fronti qytetar, përbëhet nga familjarë të viktimave, mjekë të spitalit ushtarak, shoqata e invalidëve , ish ushtarakë, juristë, studentë dhe sindikata e punëtorëve. Fushata do të kulmojë në 15 mars, 1 vit nga tragjedia e rëndë me organizimin e një tubimi qytetar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. (a.r/news24/balkanweb)