Ligji i përgjimeve, PS shprehet kundër: Shkelje ligjore
Partia Socialiste ka reaguar sot mbi ligjin e përgjimeve, i miratuar një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, ku i jepet të drejtë çdo ministrie që ka polici të ketë akses mbi përgjimet telefonike.
"Në fakt, ndryshimet që propozohen të bëhen në ligj duke i dhënë ndër të tjera edhe Ministrisë së Financave të drejtën e interceptimit të bisedave të përditshme të punonjësve të vet, tregojnë qartë se jo vetëm lufta kundër korrupsionit nuk ka qenë e suksesshme, por se kjo luftë kërkohet të bëhet duke anashkaluar organet kushtetuese dhe të specializuara në fushën e përgjimet të telekomunikacioneve", tha deputetja Vasilika Hysi.