Topi: Autori i vrasjes së mjekut të marrë dënimin e merituar
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u shprehu sot nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të mjekut radiolog, Fatmir Thaçi , cili u vra në Durrës nga një autor tashmë i identifikuar. Në të njëjtën kohë kreu i shtetit shqiptar kërkoi që autori i këtij akti të dhunshëm e të pashpirt të vihet sa më parë para drejtësisë duke marrë dënimin e merituar.
"Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe hidhërimin për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të të dashurit tuaj, e cila iu ndërpre barbarisht teksa kryente detyrën fisnike në shërbim të qytetarëve shqiptarë", thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
"Me cilësinë e Presidentit të Republikës, por edhe si qytetar, u bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik. Reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për atë që u flijua me vetëmohim teksa kryente këtë detyrë fisnike e aq njerëzore", thuhet më tej në mesazhin e Presidentit të Republikës.