E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i pronave, diskutime në komisionin e ligjeve

02-05-2012 / Gazeta 55

Komisioni parlamentar i ligjeve dëgjoi sot pretendimet e grupeve të interesit

Komisioni parlamentar i ligjeve dëgjoi sot pretendimet e grupeve të interesit për ndryshimet që po i bëhen ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Agim Toro deklaroi para deputetëve të komisionit se kishte ardhur koha e ndryshimit të metodikës që llogarit vlerën e kompensimit të pronave sipas çmimit të tregut. Sipas Toros, edhe shtyrja e afatit të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave është i domosdoshëm në kushtet kur janë ende 7000 mijë dosje që duhet të shqyrtohen. Megjithatë, kjo shoqatë kundërshton faktin se procesi i përcaktimit të vlerës së pronave do të jetë në varësi të Këshillit të Ministrave dhe jo më në varësi të Parlamentit.
Sipas ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, çmimet e kompensimit do të jenë në bazë të vlerave reale të tregut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›