Sarkozi-Holande, sot në debat televizive

Debati televiziv në prag të zgjedhjeve të 6 majit në Francë
Për presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe kandidatin socialist Fransua Hollande e mërkura është momenti i së vërtetës. Kandidatët kryesorë përballen sot me debatin televiziv, i cili është cilësuar dhe si shansi i fundit i Sarkozisë për të shmangur humbjen në zgjedhjet e së dielës. Debati i mbrëmjes së sotme shihet si vendimtar për të dy kampet, por dhe për 20 milionë njerëzit, që pritet të ndjekin debatin. Vetëm 5 ditë para votimit parisienët presin shumë nga kandidatët. Socialisti Hollande i cili aktualisht udhëheq sondazhet hodhi poshtë propozimin e Sarkozisë për të mbajtur tre debate. Analistët e kan parë këtë si një vendim të sigurt nga ana e Hollande, i cili duket se nuk do të humbe terrenin e fituar.
“Le të vijë sot në debat. Ai do të vijë sigurisht. Dhe pyeteni për shumë gjëra . por unë mendoj se e vetmja pyetje qe duhet bërë është: A do populli francez të vazhdojë me të njëjtën politikë të dështuar, si ajo e 5 viteve të fundit?” – tha Holande për radion franceze. I pyetur për debatin e së mërkurës. Debati i dy rivalëve do të monitorohet nga 20 kamera. Të dy kandidatët kryesorë kanë rënë dakord dhe për detajet logjistike e deri tek temperatura e studios, e cila do të jetë 19 deri në 20 gradë celsius. Debati fillon në orën 9 me orën lokale dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Të dy kandidatët pritet të flasin mbi planet e tyre për të ulur borxhin dhe të nxisin rritjen e ekonomike të vendit.
Sarkozy dhe Holande mohojnë se janë stërvitur nga trajnerë të posaçëm për debatin televiziv. Ata janë përballur disa herë në të kaluarën, si debati mbi Europën në vitin 1999.