E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, nxitje e konkurrencës ndaj biznesit

02-05-2012 / Gazeta 55

“Pas një debati mes qeverisë dhe kompanive telefonike në vend është bërë e mundur ulja e tarifës të telefonisë celulare në vend”


Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë kryeministri Sali Berisha u përqendrua në nxitjen e konkurrencës së ndershme ndaj Biznesit. Duke cilësuar si një nga qëllimet më madhore të politikës së qeverisë së tij, nxitjen e konkurrencës së ndershme, shefi i qeverisë theksoi se ajo është jo vetëm interesi më madhor i biznesit, por mbi të gjitha i qytetarëve shqiptarë. Sipas tij tregu i lirë dhe mirëqenia janë prioritet i qeverisë së tij. “Ne do bëjmë gjithçka që të funksionojë në Shqipëri konkurrenca e ndershme”- theksoi Berisha. Shefi i ekzekutivit mori si shembull të mirëfunksionimit të kësaj konkurrence, fushën e komunikimit, që sipas tij është bërë një revolucion komunikimi në këto vite, i cili është kyç për zhvillimin, porse është i pandarë nga informimi. “Fusha e komunikimit, e cila është një nga fushat me jetike e qytetarëve në mbarë botën, është e pandarë nga informimi”. Berisha gjithashtu përgëzoi kompanitë e telekomunikacionit të cilat q nga 2005 kanë ulur ndjeshëm çmimet e telefonisë, duke rritur shkallën e komunikimit të telefonisë mobile, e cila është shkalla më e lartë në Evropë në 180%. Kryeministri premtoi internet falas në 1700 pikat të postës shqiptare në të gjithë vendin, duke shënuar në këtë mënyrë hapin përfundimtar drejt Shqipërisë dixhitale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›