E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i pronave, të mërkurën nis shqyrtimi

 

Komisioni parlamentar i Çështjeve Ligjore dhe do të shqyrtojë brenda kësaj jave ndryshimet e reja në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”. Në këtë draft parashikohet shtyja e afatit të dhënies së përgjigjeve mbi 8 mijë kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat kanë mbetur pa u dhënë përgjigje nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Mbi bazën saj të gjitha dosjet do të kalojnë për shqyrtim nga zyrat qendrore e AKKP-së duke shmangur të 12 zyrat rajonale. Në bazë të propozimeve parashikohet që me hyrjen në fuqi të këtij ligji këto 12 zyra rajonale të shkrihen. Në bazë të propozimeve mësohet se pas vendimeve të AKKP-së për njohje, kthim prone, ose refuzim të kërkesës, ish-pronarët kanë të drejtën të ankimojnë atë në Gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›