E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri i SHISH, ambasadorët: Të mos nxitohet me miratimin

Ambasadorja britanike Fiona Mcilwham dhe ambasadori i SHBA-së John Withers i kanë bërë thirrje klasës politike të mos nxitohet me miratimin e ligjit të ri të SHISH-it. Duke folur në tryezën e mbledhur sot nga dy ish-presidentët Moisiu dhe Mejdani në lidhje me ndryshimet në ligjin e SHISH-it dy ambasadorët theksuan se janë dakort në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe nga progresi që ka arritur vendi por theksuan se nuk duhet të nxitohet me reformat në mënyrë që progresi i arritur deri më tani të mos dëmtohet.
"Duhet t'i jepet më shumë rëndësi institucioneve. Ndarja e pushteteve ka rëndësi kritike në një vend demokratik", theksoi ajo duke shtuar se Shërbimi Sekret është një partner i denjë ndërkombëtar.
Në të njëjtën linjë la qënë edhe ambasadori Withers i cili ka theksuar se ata nuk kërkojnë të nxisim më tej kundërshtimet. "Ne, duam të kontribuojmë në një zgjidhje të situatës", theksoi Withers, duke shtuar se demokracia e një vendi bazohet në besim dhe se duhet t'u besohet miqve në mënyrë që ata të lejohen ta ndihmojnë vendin me reformat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›