Odiseja e Fierit, lufta politike për tri kutitë vendimtare të votimit
Dje mbërritën tri kutitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kutitë u shoqëruan nga përfaqësues të PD-së dhe PS-së
Habjon Hasani
TIRANË - Pas 48 orësh situate tensioni dhe stanjacioni tri kutitë e famshme të Fierit mbërritën në Tiranë, në pritje të një verdikti për fatin e tyre. Këto kuti u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë KZAZ-së Nr. 20 në Fier gjatë orëve të mbrëmjes së mbrëmshme, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa tensioni kishte nisur që 48 orë më parë. Ngërçi i krijuar u zgjidh me ndërhyrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë që dolën garant për sigurinë e kutive gjatë transportimit, duke mohuar numërimin e tyre në KZAZ-në Nr. 20. Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ky fakt i irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve. Simpatizantë të PS-së, kandidatë e përfaqësues të saj ishin mbledhur pranë KZAZ-së dhe nuk lejonin transportimin në KQZ me frikën se do mund të kishte manipulime nga ana e qeverisë. Komisioni Qendror Zgjedhor u detyrua të mblidhej urgjentisht në orën 01.00 të mëngjesit të së enjtes për të gjetur një zgjidhje për situatën. Me shumicë votash anëtarët e propozuar nga PD-ja në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tri kutive të komunës Libofshë të transportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, në shoqërimin e forcave të Policisë së Shtetit.
Odiseja
Gjithë problemet nisën mëngjesin e së mërkurës, kur komisionerët demokratë ndërprenë gjithë punën dhe e lanë numërimin në mes. Më tej këtij vendimi iu bashkëngjit dhe një vendim i kryetarit demokrat të KZAZ-së për të anuluar kutitë, pasi votimi kishte nisur. Kjo solli një përplasje të ashpër që vazhdoi përgjatë 48 orëve dhe që pati disa momente kulminante. Mijëra njerëz u mblodhën rreth KZAZ-së, në shkollën “Perikli Ikonomi” në Fier, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës ndodhën disa incidente me deputetë të PD-së, siç ishte rasti i kandidates Rajmonda Bulku, e cila u përball me revoltimin dhe acarimin e protestuesve të majtë. Probleme patën dhe gazetarët, të cilët u kërcënuan më herët nga mbështetës të Partisë Demokratike. Këta mbështetës, por edhe shumë nga kandidatët e Partisë Demokratike në Fier, u larguan mbrëmjen e së mërkurës kur godinën e pushtuan simpatizantët socialistë, të cilët ishin alarmuar pasi dyshonin se kutitë do të transportoheshin nga duar të pasigurta.
Kutitë
Tri kuti në KZAZ-në Nr. 20 (në gjimnazin “Perikli Ikonomi”) të Fierit kanë ngelur për më shumë se 17 orë të bllokuara. Rreth orës dy të mëngjesit të së mërkurës në KZAZ-në Nr. 20 përfundoi numërimi i dy prej tri kutive. Të tria kutitë ishin të zonës së Libofshës. Nga numërimi i dy kutive rezultoi se Partia Socialiste fitoi mbi 700 vota më tepër dhe kaq ka mjaftuar që numëruesit dhe komisionerët e Partisë Socialiste të tërhiqeshin për të mos firmosur procesverbalin. sipas burimeve nga qyteti i Fierit, kutia e tretë u bllokua pas situatës së krijuar nga komisionerët e Partisë Demokratike. Ndërsa refuzimi i komisionerëve të PS-së ndodhi në momentin e numërimit të dy kutive, rreth orës tre të mëngjesit të së mërkurës, përgjatë gjithë ditës së djeshme votimi në KZAZ-në Nr. 20 ka qenë i bllokuar. Përtej tensionit që shkaktoi bllokimi i numërtimit deri në fund dhe refuzimi për firmosjen e procesverbaleve, në këtë KZAZ përgjatë gjithë ditës së mërkurë kanë qëndruar ministra si Olldashi, Alibeaj, zëvendësministri i Transporteve, Stavri Ristani, si dhe thuajse të gjithë drejtorët e institucioneve qeveritare në këtë qytet. Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë fakti se nga njerëzit e Partisë Socialiste është raportuar dhe prezenca e disa personave që shoqëronin VIP-at e Partisë Demokratike, të cilët janë parë të armatosur dhe tejet agresivë në deklaratat dhe thirrjet që kanë bërë. Kjo situatë agravoi në mënyrë të paparashikueshme gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa kandidati kryesor i PS-së në Fier, Gramoz Ruçi, bëri thirrje mbrëmë që “populli të dilte e të mbronte votat në Fier”.
Revolta, kamioni i bardhë ndezi gjakrat mes palëve
“Votat do t’i numërojmë në Tiranë, në KQZ, meqenëse këtu është bllokuar gjithçka. Ky është furgoni i KQZ-së dhe ka ardhur apostafat”. Kështu kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:00, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, të cilët u përballën me reagimin e qindra qytetarëve që rrethuan furgonin që qëndronte jashtë gjimnazit “Perikli Ikonomi” (KZAZ-ja Nr. 20). Vetëm 20 minuta më vonë gjithçka u dekonspirua. Përfaqësuesi i sapombërritur i KQZ-së, Fred Spahiu, u deklaroi përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe vëzhguesve të shumtë ndërkombëtarë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dërguar asnjë furgon në Fier, aq më pak me targa të Fierit. Numërimi i tri kutive ishte garancia e vetme për mbrojtjen e mandatit të 9-të të Partisë Socialiste në Fier. Dekonspirimi i skemës së Partisë Demokratike për të tërhequr në mënyrë antiligjore kutitë shtoi në harkun e disa minutave prezencën e qindra simpatizantëve socialistë rreth KZAZ-së Nr. 20. Por dyshimet kishin lindur më herët, shumë më herët. Përgjatë gjithë ditës së mërkurë komisionerët demokratë nuk pranonin të firmosnin rezultatin e dy kutive të numëruara që në orën 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, çka solli dhe bllokimin e kutisë së tretë. Dy kutitë e numëruara avantazhonin me 700 vota PS-në. Përgjatë gjithë ditës së mërkurë komisionerët e PS-së nuk lëvizën nga KZAZ-ja, por alarmi erdhi rreth orës 19:39, kur kreu demokrat i KZAZ-së, Shkëlqim Lika, firmosi procesverbalin për anulimin e këtyre tri kutive të votimit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme. Por përpara se të firmoste këtë procesverbal, kreu i KZAZ-së kishte hedhur firmën mbi një tjetër procesverbal (atë të pranimit si të vlefshme të kutive) dhe në bazë të Kodit Zgjedhor, numërimi duhej të shkonte deri në fund me çdo kusht. Hartimi i procesverbalit të dytë i kushtoi shtrenjtë Likës, pasi mbrëmë në darkë ai u denoncua në prokurori nga zyrtarë të lartë të PS-së.
3 Korrik 2009