E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, kontroll fondeve publike

Përdorimi i fondeve publike dhe përgjegjësia për këtë do të jenë të mirëpërcaktuara me një ligj të vecantë. Komisioni parlamentar i ekonomisë ka marrë në shqyrtim ligjin për menaxhimin e fondeve publike, pjesë e paketës së rekomandimeve evropiane për përafrimin elegjislacionit në aspektin financiar. Pak ditë më parë në komision ka kaluar ligji i inspektimit financiar i cili është i lidhur ngushtë me këtë ligj.

Ligji i menaxhimit të fondeve publike është një rekomandim që BE u bën të gjithë vendeve që synojnë antarësimin. Me të synohet të përcaktohet qartë ndarja dhe menaxhimi i findeve publike, dhe në të njëtën kohë përcaktohet me ligj edhe piramida e përgjegjësisë për përdorimin e këtyre fondeve. Ky ligj që ka nisur procedurën paralamentare të miratimit zëvedëson një ligj të vitit 1989.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›