Perplaset autobusi, 1 i vdekur
Nje aksident i rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne aksin rrugor Korce-Devoll, pas perplasjes se nje autobusi me nje autoveture. Drejtuesi i fuoristrades me targa TR 08 23 H, Gazmir Grazhdani ka vdekur ne vend, ndersa pasagjeri qe udhetonte me te, Albert Dashi, eshte derguar per ndihme mjekesore ne spitalin rajonal te Korces. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur mbreme per "Koha Jone" se i plagosuri ka marre mjekimin paraprak dhe eshte nen kujdesin e mjekeve, por ende nuk mund te thuhet nese e ka kaluar fazen e rrezikut per jeten.
Pasditen e djeshme nje autobus i linjes Tirane-Korce-Athine, me 50 pasagjere ne bord, eshte perplasur me nje automjet tip "Fuoristrade" duke shkaktuar vdekjen e shoferit te autovetures. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise vendore, te cilat thane se gjate perplasjes fatale ka gjetur vdekjen Gazmir Uniformat blu nxoren trupin e viktimes nga automjeti dhe e derguan ne morgun e spitalit rajonal te Korces. Edhe pasagjeri i plagosur, Albert Dashi, eshte derguar ne Korce dhe ndodhet ne terapi intensive. Gjendja e tij mbetet e rende dhe mbreme eshte kerkuar nje helikopter per ta derguar ne spitalin ushtarak te Tiranes. Nderkohe behet e ditur se policia ka bllokuar per disa ore qarkullimin e mjeteve ne aksin rrugor ku eshte shenuar edhe aksidenti i rende.
Autobusi i linjes Tirane- Athine po transportonte 50 udhetare ne momentin e aksidentit. Burime nga policia e Korces bejne te ditur se 50 udhetaret e autobusit ndodhen ne gjendje te mire shendetesore dhe asnjeri prej tyre nuk eshte lenduar. Ata jane marre te gjithe ne pyetje ne lidhje me rrethanat e aksidentit, se bashku me drejtuesin e autobusit. Policia ka bllokuar autobusin dhe udhetaret jane detyruar te marrin nje tjeter mjet per te mberritur ne Greqi. Ne oret e vona te pasdites, autobusi dhe fuoristrada jane zhvendosur, duke liruar rrugen. Policia e Korces tha mbreme se ende ekspertet e derguar ne vendngjarje nuk kane zbardhur rrethanat ne te cilat ndodhi perplasja fatale, ndersa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e te dyja mjeteve.