E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, vdesin 4 shqiptare

Kater shqiptare kane humbur jeten ne Itali, gjate dy diteve me pare dhe te gjithe ne aksidente rrugore. Media italiane ka bere te ditur se, tre kosovare, emigrante ne Itali kane humbur jeten ne nje aksident rrugor te ndodhur gjate oreve te nates. Automjeti tip "Peugeot" ne bordin e se ciles po udhetonin tre te rinjte, eshte perplasur me nje tjeter automjet tip "Seat" qe drejtohej nga nje cift italian. Sipas burimeve, tre kosovaret, emrat e te cilet nuk jane bere te ditur, kane gjetur menjehere vdekjen, nderkohe qe dy italianet kane mbetur te plagosur. Burimet shtojne se tre te rinjte jetonin prej kohesh me dokumente te rregullta ne vendin fqinj. Nderkaq nje tjeter qytetar shqiptar ka humbur jeten. "Nje autoveture tip "Opel Corsa", qe udhetonte me shpejtesi te madhe eshte perplasur fort pas nje peme,", thane burimet policore qe kane mberritur menjehere ne vendngjarjen e aksidentit ku humbi jeten 27-vjecari shqiptar Mirian Selimi. Ngjarja ndodhi ne Bolonja, ndersa i riu po drejtonte nje autoveture qe ishte ne pronesi te nje bashkatdhetari te tij.
Ne bord ndodheshin 50 pasagjere te linjes Tirane-Athine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›