E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri, licensë e veçantë për profesionet

Duke filluar nga muaji nëntor, ushtrimi i një sërë profesionesh tashmë do të duhet ti nënshtrohet licensimit. Kontabilistët, mësuesit, infermierët si dhe mjekët nuk do të munden të ushtrojnë profesionin e tyre nëse nuk arrijnë të marrin pikët e nevojshme nga provimi i licensimit. Drejtori i AKP Petraq Papajorgji sqaron për mikrofonin e “Ora News” edhe procedurat që do të ndiqen për përmbushjen e këtij procesi.
Sipas zotit Papajorgji kjo nismë i shërben perfeksionimit të ushtrimit të detyrës sipas standarteve më të larta profesionale por edhe përshtatjes së specialistëve shqiptarë në tregun Europian të punës.
Çdo person që i nënshtrohet provimit të licensimit ka të drejtë të futet deri në 5 herë në provim për marrjen e pikëve të përcaktuara dhe nëse pas 5 herësh nuk arrin të marrë pikët e nevojshme i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit përgjithmonë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›