Karabakhun e krahasojnë me Kosovën

Populli i rajonit Karabakh ka të drejtë të shpallë pavarësinë dhe të pranohen nga komuniteti ndërkombëtar, njësoj si Kosova. Kështu ka deklaruar një deputet francez. Delegacioni i kryesuar nga Guy Teissier, kryetar i Komitetit për mbrojtje Kombëtare në Parlamentin francez, është takuar me parlamentarët e Nagorno-Karabakh (rajon në territorin e Azerbajxhanit).
“Pse duhet të jemi të heshtur e të themi se njerëzit që kanë rrënjë të thella në këtë tokë nuk kanë në drejtë të jetojnë atje?”, ka thënë Teissier.
Deputeti francez ka thënë se vizita në Armeni është xhest i miqësisë, ndërsa vizita në Karabakh është xhest i solidaritetit.
Gjatë kthimit të tij, deputeti Jacques Remiller ka thënë se ka vizituar këtë rajon për të shprehur simpatinë ndaj popullit dhe për të deklaruar se “populli në Nagorno-Karabak ka të drejtë të shpallë pavarësinë dhe të pranohen nga komuniteti ndërkombëtar, sikurse si Kosova”.
Deputetët francezë planifikojnë po ashtu të takohen me presidentin e rajonit, Bako Sahakyan.