Prokuroria Speciale, ngre akt-akuza kundër 2 personave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur dhe dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, akt-akuzë kundër dy të pandehurve Resmije Osmani dhe Gëzim Rexhaj, që të dy nga Prizreni. Një një deklaratë nga Prokuroria thuhet se “akt-akuza ka të bëjë me veprat penale, shmangie nga tatimi, keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi dhe kontrabandimi i mallrave”.
Gjatë aktivitetit kriminal thuhet në deklaratë se “kontrabandim të mallit, me mospagimin e detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës, të pandehurit e kanë dëmtuar buxhetin e vendit për më shumë se 793 mijë euro vetëm në emër të tatimit, ndërsa vlera e taksës doganore nuk është llogaritur”.
Lidhur me këtë rast, hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngre akt-akuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet më tej në njoftim.