E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, ndryshim rrënjësor për arsimin e detyruar

Ky ligj i ri synon t’i përgjigjet reformave që po zbatohen në këtë sistem.

Hartuesit e këtij p/ligji, të konsultuar me ekspertë të Bankës Botërore, kanë propozuar që arsimi parauniversitar të përputhet plotësisht me standardet ndërkombëtare, sipas skemës së miratuar nga UNESCO thuajse më shumë se një dekadë më parë. ë rejat e ligjit të ri janë kohëzgjatja e arsimit fillor nga pesë në gjashtë vjet, si dhe sanksionon strukturën ekzistuese të arsimit 9- vjeçar.

Gjithashtu, me ligjin e ri synohet që të gjithë fëmijët në rang kombëtar të moshës 5- vjeçare të jenë pjesë e arsimit parashkollor. Reformë do të bëhet edhe në krijimin e librave për nxënësit. Ligji i ri do të sjell një element të ri në drejtim të rritjes së autonomisë së shkollave dhe financimin e tyre.

Ky dokument, që pritet të miratohet së shpejti, do të funksionojë për mbi 376 shkolla të mesme dhe mbi 1749 shkollat e arsimit bazë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›