E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtime pa fund në rrethina pa zbatuar asnjë ligj

Ky ishte ndër të pakta raste që u bë publik, ndërkohë dhjetëra raste të tjera nuk publikohen në media. Përballë kërcënimeve të gruas, inspektori i ndërtimi u shpreh i bindur se do të shembte çdo ndërtim pa leje, por në fakt kjo nuk ishte tjetër veçse një shfaqje mediatike e tij.

Pyetja që bënë shumë qytetarë ishte: Pse ky autoritet nuk e pengoi që në fillim ndërtimin e asaj banese? Përgjigjen për këtë nuk mund ta japë askush, pasi si në shumë raste të tjera abuzimi është i pranishëm edhe këtu. Për fat të keq “kurban” kësaj here ashtu si edhe në shumë herë të tjera u bë familja e varfër e ardhur nga fshatrat e largëta të Tiranës për të jetuar pak më afër metropolit. Me sa duket, inspektorët e ndërtimit nuk i kanë vënë re ndërtesa pa fund, si vila, apo edhe pallate tre e më shumë kate që po ndërtohen çdo ditë në të gjitha rrethinat e Tiranës.

E njëjta situatë është në komunën Paskuqan, e po ashtu edhe në zonat e tjera informale ku banorët ndërtojnë pa e ditur se tashmë ka një ligj që i ndalon të bëjnë ndërtime pa leje. çfarë do të bëhet me ndërtesat e reja? A do të shemben që të gjitha, duke krijuar kështu një tjetër plagë sociale, pasi shumë familje janë të varfra dhe nuk mund të ndërtojnë më banesa të tilla?

Nga rastet e vërejtura në terren, pothuajse në shumicën e rasteve, ndërtesat e reja të pas vitit 2006 që shemben janë të familjeve të varfra dhe të njerëzve që nuk kanë lidhje me pushtetarë vendorë ose qeveritar. Ndërsa ndryshe ndodh me ndërtues që manovrojnë me zyrtarët e Inspektoratit të Lartë të Ndërtimit, ose të policisë lokale duke mos iu shembur vilat apo lokale të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›