Sarandë, rritetnumri i vizitorëvenë Butrint
SARANDë- Qyteti antik i Butrintit në Sarandë mbetet më i vizituari këtë verë edhe pse rikonstruksioni që është duke u kryer për zgjerimin e rrugës ka qenë një faktor pengues. Rritja e numrit të vizitorëve shkon në15% deri në fund të korrikut. Sipas drejtorit të parkut të Butrintit, Ylli Cerova të ardhurat nga biletat janë më të pakta për shkak të uljes së cmimit të tyre këtë vit, por numri i vizitorëve ka qenë realisht mjaft i madh. Një problem sipas tij, mbeten punimet që po kryhen ë rrugën që të con për në Butrint.
Kryesisht projektet e zbatuara në Butrint kanë rivlerësuar ose shpëtuar disa monumente të rëndësishme, si kalaja trekëndore dhe ajo e Ali Pashës.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë, ndodhet në lartësi 30 deri në 50 metra mbi nivelin e detit. Parku është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysme të kripur dhe gjysme të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e parkut gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm, me lartësi deri në 12 metra, diametri 60 deri në 80 cm, ndërsa arrijnë moshën maksimale 200 vjecare.
Butrinti është shpallur qytet muze në qershor të vitit 1961, i vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESKO që nga viti 1992. Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, e themeluar nga Enea. Po ashtu edhe mitet flasin për themelimin e Butrintit nga tojanët e shpërngulur, sinkron me ta është dhe zbulimi në fund të viteve 30´ të shekullit të kaluar nga arkeologu italian Ugolini.
(m.a/News24/BalkanWeb)