E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit nga vrasja e katër policëve në Durrës

Më 7 gusht 2009, 12 oficerë policie nisën një aksion për arrestimin e Dajtit, por në tentativë e sipër, i kërkuar pasi kishte marrë informacion se po arrestohej, ka qëlluar mbi punonjësit e policisë, duke lënë të vdekur katër prej tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë policët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj. Sot një vit më pas, përveç plagëve në zemër të familjeve të dëshmorëve të atdheut, është zhvilluar një ceremoni përkujtimore.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë autoritetet shtetërore do të zhvillojnë "ceremoninë përkujtimore për katër 'Dëshmorët e Atdheut' të rënë në krye të detyrës. Në procesin gjyqësor ndaj vrasjes së policëve, ndodhen tre persona.

Përveç Dritan Dajtit, autor i vrasjes, në gjykim janë edhe Erges Xhoxhi, si dhe inspektori i policisë, Mariglen Muca, i cili gjatë hetimeve u zbulua se kishte përkrahur autorin e krimit për t’iu shmangur policisë. Gjyqi vazhdon të jetë ende i hapur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›