Pukë, dëmtohenvarrezat e qytetit, shkakmungesa e rojeve
PUKë- Në varrezat e kodrës së Hanit në qytetin e Pukës sot është vështirë të shikosh një varr të rregullt, pasi metalet e çmuara të vendosura aty janë hequr me forcë, për tu shitur më pas për skrap nga persona të papërgjegjshëm.
Disa herë është ngritur shqetësimi i dhunimit të varreve në qytetin e Pukës, por asnjëherë nuk është marrë një masë konkrete për ruajtjen e tyre. Rrethi i dëmtuar bën që shpesh të hynë edhe bagëtitë, duke bërë që të thyhen edhe pllakat e varrezave.
Mungesa e një roje në këto varreza ka cuar në gjendjen e tanishme të këtyre varrezave, ndërsa të afërmit e personave që prehen aty shpeshherë kanë denoncuar dhunimin e varreve edhe në polici.
Banorët kanë kërkuar shpeshherë pranë Bashkisë vendosjen e një personi që të kujdeset për varrezat e qytetit, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.
(m.a/News24/BalkanWeb)