E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, dogjën malin, arrestohen dy shtetas

Në pranga ra shtetasi Almir Hoxha, 38 vjeç dhe Andrea Rushitaj, 42-vjeç, të dy banues në fshatin Hocisht të Devollit.

Ndalimi i tyre u bë, sepse dyshohet se janë autorë të zjarrvënies në pjesën e pyllëzuar të Malit Stratoberdhë, në vendin e quajtur “Zhiger” Komuna Vithkuq- Korçë. Ata punonin si punëtorë ne këtë masiv pyjor për lëndë drusore dhe qymyr druri.

Vepra penale “Shkatërrim i pronës me zjarr, e kryer ne bashkëpunim”. Materialet hetimore do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-08-30 14:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›