Ligji i ri per gjyqesorin, KLD percjell verejtjet

Institucioni qe drejtohet nga presidenti i vendit rekomandon se ky projektligj duhet te jete ne formen e dispozitave shtese ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor dhe jo ligj i vecante.
Ky pretendim i KLD-se mbeshtetet ne dy dispozita ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor, ne te cilat theksohet se funksionimi dhe organizimi i gjyqesorit do te jene pjese perberese te atij ligji.
Ne keto kushte, KLD vlereson se miratimi i nje projekti te vecante shkakton perplasje te dy ligjeve. Ne rekomandimin e dyte, KLD i referohet kompetencave te kancelarit, per te cilat thote qe te mos shtohen pasi ligji per organizimin dhe funksionimin e gjyqesorit i ka parashikuar ne nje dispozite kompetencat e kancelarit dhe se ato nuk mund te shtohen permes nje ligji tjeter, nderkohe qe e kunderta ndodh me kompetencat e kryetarit te gjykates, te cilat mund te shtohen.
Si rekomandim te trete ne lidhje me draftin ligjor te administrates gjyqesore, KLD rendit faktin se funksionimi dhe organizimi i administrates gjyqesore nuk mund te jene diskrecion dhe kompetence e Ministrit te Drejtesise.
Duke iu referuar dhe sugjerimeve te Euralius, KLd thote se ato duhet te jene dispozita te vecanta ne ligj, te cilat parashikojne organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqesor, nderkohe qe projekti aktual parashikon te drejten e ministrit per te nxjerre akte dhe rregullore per organizimin dhe funksionimin e administrates gjyqesore.
Verejtjet e KLD per draftin ligjor per administraten gjyqesore te propozuar nga qeveria, i cili ndodhet ne komisionin e ligjeve per miratim, i jane paraqitur Kuvendit permes nje shkrese, pasi ky institucion nuk ka marre ftese per debat nga komisioni i ligjeve, por i eshte kerkuar me shkrim paraqitja e sugjerimeve dhe rekomandimeve.
Pak kohe me pare opozita dhe shoqata kombetare e gjyqtareve e kundershtuan me force projektligjin e qeverise me argumentin se eshte anti-kushtetues, cenon pavaresine e gjyqesorit dhe demton punen e perditshme te gjykatave.