Burrel, fermerët: Dëmshpërblimet jo normale
Dëmshpërblimet për misrin shterp nga “Agroblend” kanë shkaktuar pakënaqësi tek fermerët e rrethit të Matit. Ata shprehen se dëmshpërblimi nuk është as 5 % e atyre që do të kishin fituar nëse fara do të ishte e rregullt
BURREL - Fermerët e Matit janë të pakënaqur me dëmshpërblimin e premtuar nga “Agroblend”. Pasi mijra hektarë rezulatuan me misër shterp në zonën e Matit, fermerët kërkuan dëmshpërblim nga firma që ua shpërndau farën që prodhoi një skandal në të gjithë Shqipërinë. Por pas kaq kohësh këmbëngulje për të marrë paratë ë tyre, fermerët e MAtit janë të parët që shprehin pakënaqësi nga mënyra se sip o dëmshpërblehen. Sipas tyre nëse fara e misrit nuk do të rezultonte shterp, në parcela prodhimi do të ishte shumëfish më i lartë, dhe sasia e misrit me të cilën po dëmshpërblehen nuk është e barabartë as me 5 % të asaj cfarë do të kishin marrë.
Në rrethin e Matit ka nisur prej disa ditësh shpërndarja në pikat ku fermerët kanë blerë farën, po ata vazhdojnë të pretendojnë se vlera e dëmshpërblimeve është mjaft e ulët në krahasim me harxhimet e tyre.
(a.s/News24/Balkanweb)