E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, 210 nxënës mësojnë në ish-repartet ushtarake

Plot 210 nxënës në fshatin Zheje të Rrethit të Kurbinit, mësojnë në ish-repartet e ushtrisë si rezultat i mungesës së një shkolle të mirëfilltë. Bëhet fjalë për 4 godina ku mësojnë nxënës të ciklit parashkollor dhe atij 9-vjeçar. 

LEZHË - Ish-repartet e ushtrisë dhe disa fjetore të saj në fshatin Zheje të Rrethit Kurbin janë shkolla për 210 nxënës të këtij fshati, në mungesë të një shkolle të mirëfilltë. Prej 8 vitesh prindërit e këtyre nxënësve janë detyruar ti dërgojnë fëmijët e tyre në ambjente aspak të përshtatshme. Janë 4 godina të ndryshme në të cilën mësojnë 210 nxënës të ciklit parashkollor dhe atij 9-vjeçar, ku në 3 prej godinave shfaqet rreziku i shembjes.
Edhe pse ndodhen mes 2 qyteteve Mamurras dhe Laç, vetëm 5 kilometër nga rruga kryesore që lidh këto 2 qytete vëmendja në arsim për këtë zonë është në nivelin zero. Drejtori i shkollës Nikolin Marku është shprehur se godina që ka qenë më parë shkollë është djegur totalisht në vitin 1991, ndërsa në vitin 1994 ajo i kaloi kishës dhe tashmë është pronë e saj. Ndërsa nxënësit e saj të cilët kanë fituar edhe në Olimpiada të ndryshme janë shpërblyer me harresë.
Drejtori Marku është shprehur se ka kërkuar ndihmën e bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit, por deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›