Dita e Shëndetit Mendor, aktivitet në spitalin e Elbasanit
Është viti i katërt që spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, me 295 të sëmurë kronikë, organizon në ditën Botërore të Shëndetit Mendor së bashku me komunitetin, një aktivitet festiv në kuadër të një sensibilizimi shoqëror.
ELBASAN - Në kuadër të ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në ambientet e spitalit psikiatrik “Sadik Dinci” të qytetit të Elbasanit është zhvilluar një aktivitet festiv, ku sponsori kryesor ka qenë “Pro Credit Bank”.
Nga personeli i këtij spitali si dhe nga drejtori Pjerin Xhuvani “kjo ditë shërben jo vetëm si festë por edhe si një ditë ku ne bëjmë një retrospektivë të të gjitha arritjeve tona gjatë një viti si dhe momentet për të vendosur sfidat e reja për vitin në vazhdim”.
Vetëm këtë vit nga spitali psikiatrik i qytetit të Elbasanit kanë dalë rreth 40 pacientë të cilët janë çuar pranë shtëpive të tyre të origjinës. Është shtuar shërbimi professional brenda spitalit me shërbimin psiko–social. Përveç shtëpizës “Drita” në Elbasan, është hapur edhe një tjetër shtëpi e mbështetur nga një personel prej 12 personash në qytetin e Cërikut, ku akomodohen ata të sëmurë të cilët janë thuajse të gatshëm që të integrohen në shoqëri. Aktualisht në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” të qytetit të Elbasanit janë të shtruar 295 të sëmurë kronikë. Vlen të theksohet fakti se Organizata Botërore e Shëndetësisë është një partnere dhe mbështetësja më e mirë në punën e përditshme dhe në realizimin e sfidave të spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” të qytetit të Elbasanit.
(a.s/News24/Balkanweb)