E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri, profilizohen masterat

Sistemi i arsimit te larte do ti nenshtrohet nje ligji te ri i cili ka per qellim kryesor, zgjerim të dhënies së masterave për profile të ndryshme, me qëllim që shqiptarët ti përshtaten tregut sa më mirë. Shefi i qeverise Sali Berisha foli mbi kete nisme fillimisht gjate inaugurimit te të godinës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematik-Fizike dhe me pas gjate mbledhjes se qeverise.

"Se kur u thashe studenteve se me kete dhe te tjera ju mund te keni mundesi te ndiqni edhe pasionet tuaja, ne rast se heren e pare nuk ia dolet, atehere ky ligj duhet te parashikoje kete gje, sepse reagimi i tyre ishte i shkelqyeshem. Sistemi master, i dyllojshem, master i shkences, master i profesionit. Nje bachelor ne ekonomi, mund te drejtohet per nje master ne drejtesi", tha kryeministr Sali Berisha.

Per kete qellim shefi i qeverise Berisha i kërkoi më shumë punë në përkthimin e teksteve shkollore, pasi sipas tij, cështja e përkthimit në tekste po bëhet shumë problematike. Se fundi qeveria ka miratuar edhe ngritjen e nje komisioni te posacem qeveritar i cili nen drejtimin e vete kryeminsitrit do te merret me organizimin e festet ne 100-vjetorin e krijimin te shtetit shqiptar ne nentor te vitit 2012.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›