"Kurti", dështon seanca e nëntë

Ka dështuar edhe seanca e nëntë gjyqësore kundër liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti i cili akuzohet nga EULEX-i për dhunën e shkaktuar në demonstratën e shkurtit të vitit 2007. Policia nuk ka arritur të bëjë arrestimin e Kurtit, i cili vullnetarisht nuk është paraqitur as në seancën e nëntë gjyqësore kundër tij, e ku ka munguar edhe avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare. Për këtë arsye trupi gjykues mori vendim për shtyrjen e seancës gjyqësore për datën më 4 maj.
“Trupi gjykues ka lëshuar sot një urdhër arrest të ri për z. Kurti, për ta sjellë ata para gjykatës në seancën e radhës me 4 maj”, tha Krtistina Herodes, Zëdhënëse e EULEX-it.
Glauk Konjufca nga Lëvizja “Vetëvendosje” thekson se Albin Kurti nuk po fshihet, ai është në Prishtinë dhe nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet urdhrave që i jep Prokuroria Speciale e EULEX-it e cila po merret me këtë rast.
“Siç po e shihni ju, EULEX po i shtynë në mënyrë të rregullt seancat, me qëllim që në mënyrë të rregullt dhe konstante ta mbajë Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ të persekutuar dhe Albin Kurtin të izoluar dhe zhvillimet politike të cilat në Kosovë aq shumë e kërkojnë atë", tha Konjufca.
Dy ditë para zhvillimit të kësaj seance policia nuk arriti të bëjë arrestimin e Kurti, derisa ai po largohej nga varrimi i një aktivisti të njohur kosovar. Arrestimi i Kurtit u pengua nga aktivistët e lëvizjes Vetvendosje, konforntim I cili përfundoi me disa të lënduar. Ky incident u dënua nga disa organizata joqeveritare të cilat kanë arritur të mbledhin 175 mijë firma në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Ulqin për mbylljen e procesit gjyqësor kundër Kurtit.
Bul Salihu < I mëparshmi