Kosova e Serbia në samitin e Sarajevës, jo simbole shtetërore

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini pas bisedimeve të zhvilluara në Beograd dhe Prishtinë tha se ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në samitin e Sarajevës, me kushtin që aty nuk do të përdoren simbole dhe atribute shtetërore. Shefi i diplomacisë italiane pas takimit me krerët e Kosovës tha se modeli për të cilin është pajtuar me autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit është i ngjashëm me konferencën e para një viti të mbajtur në Pragë, i njohur si modeli GIMNIK.
“Kam propozuar këtë format për të garantuar një pjesëmarrje të barabartë. Sipas modelit GIMNIK në këtë samit shtetet do të përfaqësohen nga ministrat e punëve të jashtëm dhe ata do të prezantohen vetëm në bazë të emrave dhe jo përmes flamujve. Mund të them se këtë model e ka pranuar edhe Serbia. Pra, nëse aplikohet model GIMNIK ajo pranon të marr pjesë, për arsye se ata kanë qenë pjesëmarrës në samitin e Pragës me të njëjtat kushte”, tha Franco Frattini, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.
“E informova për qëndrimin e mirë që kemi në kuptim të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit , dhe ndjenjën tonë të miqësisë edhe për raportet që duhet të kemi me Republikën e Serbisë, por gjithmonë raportet që duhet të mbështeten mbi bazën e dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, u shpreh Fatmir Sejdiu, President i Kosovës.
“Besoj se mes Serbisë dhe Kosovës duhet një kanal konstruktiv i dialogut. Dhe ne e inkurajojmë atë. Dhe është e qartë se BE e inkurajon faktin se të dy vendet duhet të bisedojnë mes veti, të punojnë së bashku, sepse të dyja vendet kanë të njëjtën perspektivë, perspektivën e BE-së”, vijoi Frattini. Frattini gjatë qëndrimit në Prishtinë është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe me homologun e tij Skënder Hyseni.
Bul Salihu