Ligji, informacion i shkruar per te dhenat e pronesise per barret e sigurise
Qeveria ka kaluar dje projektligjin per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin per barret e sigurise, te ndryshuar. Keshtu ne nenin 28/1, certifikata per te dhenat e regjistrit, qeveria vendos qe cdo person ka te drejte te kerkoje informacion te shkruar per te dhenat e regjistrit, sipas kritereve e procedurave te percaktuara ne rregulloren e barreve siguruese. Kryeregjistruesi, brenda dy diteve nga paraqitja e kerkeses per informacion, leshon certifikaten per te dhenat e regjistrit. Certifikata per te dhenat e regjistrit eshte akti shkresor, i leshuar nga kryeregjistruesi, qe provon te gjitha faktet e marra nga regjistri, perfshire daten, ndryshimin, shuarjen ose nenrenditjen dhe radhen e regjistrimit. Ministri i Drejtesise dhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, bazuar ne parimet e lirise se veprimtarise ekonomike dhe te sigurise juridike, percaktojne, me udhezim, rastet dhe procedurat, kur noteret kerkojne informacion te shkruar per te dhenat e regjistrit.