"Pronat, penalizim abuzuesve qe bejne presion mbi biznesin"
Sulm ne shkalle te gjere kunder falsifikatoreve te tokave, te cilet jo vetem qe abuzojne me ligjet ne fuqi, duke marre prona ne menyre te paligjshme, por dhe bejne presion mbi bizneset. Madje, pasi i hedhin ne gjyq me dokumente te falsifikuara dhe me avokate te papergjegjshem, arrijne deri aty se te kerkojne 50 mije euro qe te terhiqen nga gjykata. Qeveria ka vendosur te ndale doren e ketyre njerezve qe abuzojne me ligjin, duke marre nen mbrojtje investitoret, te cilet kane hedhur investimet e tyre ne Shqiperi dhe qe duan ta ndjejne veten ne sigurte ne ushtrimin e biznesit. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, e fundit per kete kabinet qeveritar, Kryeministri Berisha u ndal edhe tek investimet. Ne fjalen e tij, ai tha se ka kerkuar nga ministri i Drejtesise dhe drejtuesit e agjencive te Regjistrimit Kthimit dhe Kompensimit te pronave ne vend, nje nderhyrje te shpejte ligjore, sepse tentakulat e falsifikatoreve po rrezikojne investimet ne vend. "Ndodh qe nje kompani serioze vjen dhe blen toka mbi bazen e te gjithe dokumenteve origjinale shteterore te pronesise, ne nje territor per te cilin nuk ka pasur asnje koment me pare. Por falsifikatori, sapo e merr vesh qe kjo prone private u shit, duke perdorur dokumente false dhe avokate te papergjegjshem, nis gjobat ndaj kompanise qe investon, hapin procese gjyqesore dhe pastaj shkojne u thote qe me jep 50 mije euro qe une te terhiqem nga gjykata. Keto jane akte te shemtuara te nje bashkepunimi mafioz te rrezikshem per vendin", u shpreh Kryeministri. Duke precizuar ne menyre konkrete se per cilen kategori abuzuesish behet fjale qe tentojne te perdorin dokumentet false per te bere presion mbi bizneset per te perfituar materialisht. Me tej, Kryeministri Berisha theksoi se shteti, ne menyre kategorike, duhet te jene garant absolut per investitoret, duke i vene ata nen mbrojtje dhe duke u garantuar qetesi ne ushtrimin e biznesit te tyre. "Ne rast se ekzistojne probleme pronesie, ato do te zgjidhen midis paleve ne gjyq dhe nuk kane me asnje tager mbi investitorin. Shteti, ne menyre kategorike, duhet te jene garant absolut i kesaj. Gjithashtu, falsifikatori duhet te penalizohet rende per kete tentative", u shpreh Kryeministri Berisha, duke shtuar se "ky vend, pas ajrit dhe ujit, me shume se per cdo gje tjeter ka nevoje per investime". Kryeministri Berisha theksoi se "me investitorin, shqiptar apo i huaj qofte, nuk mundet te luhet", duke garantuar me se njehere se ata do te merren nen mbrojtje, pasi investimi per Shqiperine eshte jetik dhe i domosdoshem. A.G