E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mbret i çmendur në Tiranë

Tiranë, 16 qershor, NOA - Ka mbërritur në Tiranë për një eksperiencë të re teatrore. Shfaqja quhet Mbreti i çmendur, ndërsa vetë autori Marsel Morize. Një produksion i kompanisë franceze Les Zinzins në partneritet me Association la Bifurk, Centre Loisir et Culture dEybens, SARL-SCOOP Tchookar.

Me mbështetjen e Teatrit të Metropolit, Ambasadës Franceze në Tiranë dhe Aleancës Franceze. Publiku do të mundet të shohë këtë shfaqje në datat 17 dhe 18 qershor 2010 ora 19.30 ne Arenën e Cirkut.

Në këtë prezantim teatror eksperimentohet nëpërmjet poezisë, teatrit të hijeve, projeksionit, muzikës dhe kërcimit.

Regjisori ka menduar të prezantojë histori që janë, sipas tij, të jashtëzakonshme. Në pyetje janë vlera, si të eksplorohen, të kuptohen ndryshimet, keqkuptimet, transformimet dhe ndarja e tyre.

Kështu gjendemi përballë situatave që vetë ne i krijojmë, shpesh me karakter komik, argëtues, po aq sa edhe dramatik. Histori që u referohen vështirësive tona të së përditshmes.

Regjisori shprehet se Tema mund të variojë. Ne do të prezantojmë atë që ka të bëjë pak me fëmijërinë, autonominë, zbulimin e gjesteve të thjeshta dhe, mbi të gjitha me temën e mekanizimit apo të dehumanizimit që mund të sjellë organizimi i jetës sociale në një shoqëri.

Të njëjtat gjeste në dy mjedise të ndryshme a kanë të njëjtën vlerë? Gjatë kësaj rruge ne zbulojmë vlera të tilla si : vullneti, dëshira, kënaqësia, mërzitja, përsëritja, eksperimentimi, arritja, dështimi, dashuria, urrejtja, vështirësia, lehtësia, etj.

Shfaqja u drejtohet fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dëshira për të ndarë një moment poetik e çon publikun në një gjendje ëndërrimtare. Punohet me forma të cilat mund të kuptohen në nivele të ndryshme. Mbi të gjitha ne jemi në mbrojtje të shkëmbimit midis brezave që asnjëri prej tyre të mos humbë kontaktin me të tjerët- vazhdon regjisori Morize.

Autor: Marcel Morize

Regjia: Joaquim Briand

Interpretojnë:

Marcel Morize : aktor, muzika

Eglantina Haxhi : aktore

Elton Muça : projeksion kinematografik.

Lojo Morize : ndriçimi

m.s/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›