Ligji mbreteror femrat mund te trashegojne fronin

Dy javë para dasmës në Windsor gjyshja Elisabetë pranon të ndryshojë ligjet e fronit. Nëse fëmija i parë i nipit të saj William e gruas së tij të ardhshme Kate Middleton, është vajzë atëherë ajo do të trashëgojë fronin mbretëror. Prej muajsh në Britani ishte spekuluar mbi mundësinë e ndryshimit të normave 300- vjeçare të trashëgimit të fronit për t’i garantuar një princeshe të njejtat të drejta si dhe trashëgimtarëve meshkuj.
Nick Clegg deklaroi se drita e gjelbër për ndryshimet e kushtetutës është dhënë dhe nga mbretëresha Elisabetë që në deklaratën e saj nënvizonte që ndryshimi të kryehej nëse përputhej me vullnetin e fronit britanik.
Por ndryshimi i ligjit nuk është i thjeshtë. Përveç Britanisë së Madhe atë duhet ta miratojnë dhe 15 vendet që bëjnë pjesë në Commonwealth. Nëse famija i parë është vajzë atëherë mund të quhet Elisabeta si stërgjyshja ose Carole si gjyshja nga e ëma,spekulojnë mediat.