E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 OK reduktimit te pabarazive globale

Ministrat e Financave dhe drejtorët e bankave qëndrore të grupit të 20 vendeve kryesore industriale dhe atyre në zhvillim, G20, ranë dakord në Uashington për të ndërmarrë hapa konkretë për reduktimin e pabarazive globale. Vendet kryesore industriale dhe ato në zhvillim kanë kapërcyer edhe një pengesë tjetër në rrugën drejt një ekonomie botërore më stabile.

Kështu, ata vendosën pragje alarmi për të zbuluar krizat e mundshme dhe për t'u rekomanduar vendeve të ndryshme masat në situata kritike. Sipas ministres franceze të financave, Kristin Lagard në bazë të udhëzimeve do të  krijohet një rrjet mbështetjeje për  të gjitha ato vende  që nuk respektojnë parametrat e vendosur, kjo linjë do të jetë më e ashpër për ato vende që përfaqësojnë më tepër se 5% të PBB-së të G20.

Në bazë të treguesve për të cilët është rënë dakort në muajin shkurt, janë 7 vendet që do të ndiqen nga afër mes të cilave Franca dhe Gjermania, por jo Italia. Sipas FMN-së në listë janë ato vende që paraqesin rrezik për ekonominë globale të tilla si SHBA, Kina dhe Japonia. Zhvillimi global sipas G20-ës megjithë rreziqet ka ndërkohë një bazë më të gjerë. Ai dhe mund të mbështetet në një kërkesë më të fortë private, thuhet në deklaratën përfundimtare të takimit në Uashington.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›