Përmbytjet në Indi, shtohen përpjekjet e shpëtimit, rriten viktimat (FOTO)
Indi- Përpjekjet janë intensifikuar në Indinë veriore për të shpëtuar dhjetëra e mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytjet që tashmë kanë vrarë rreth 600 njerëz.
Ushtria është duke evakuuar të mbijetuarit në shtetin malor të Uttarakhand-s me helikopter dhe trena të veçanta po largojnë njerëzit nga zonat e prekura.
Më shumë se 40,000 njerëz janë ende të bllokuar në atë që qeveria e ka përshkruar si një “krizë nacionale”.
Zyrtarët kanë pranuar mungesën e koordinimit në përpjekjen e shpëtimit.
Parashikuesit e motit kanë parashikuar më shumë shi. Shirat e hershme musone në Indi këtë vit besohet të jenë më të fuqishmit në 60 vjet. Sezoni i shirave në përgjithësi zgjat nga qershori deri në shtator.
Zyrtarët qeveritarë thonë se më shumë se 33.000 njerëz janë tashmë të shpëtuar nga zonat më të goditura gjatë disa ditëve të fundit. Por gjatë një vizite në zonë, Ministri Shushil Shinde pranoi se kishte një “mungesë të koordinimit midis agjencive të përfshira në operacionet e ndihmës”.
![indi1]](https://www.gazetaidea.com/media/foto/indi11.jpg)
Shumë banorë janë ankuar edhe për neglizhencë nga agjencitë e ndihmave, duke pretenduar se prioritet u jepet turistëve dhe pelegrinëve hindu.
Një nga zonat më të goditura është Lugina Kedarnath, ku mijëra pelegrinë mbeten të bllokuar.
Shumë prej të mbijetuarve janë evakuuar në kryeqytetin Dehradun, ku të afërmit e të zhdukurve presin lajme.
Dehradun është gjithashtu baza për përpjekjet e ndihmave, nga ku punëtorët e shpëtimit shpërnadjnë ilaçe dhe ushqim në zonat e prekura.
Përmbytjet kanë rrafshuar shtëpitë. Së paku 560 persona kanë vdekur dhe mijëra

janë zhdukur. Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Të premten, 40 trupa u nxorrën nga lumi Ganges në qytetin e tempullit të Haridwar-it, tha një zyrtar i policisë lokale.
Kryeministri Manmohan Singh e ka përshkruar situatën atje si “shqetësuese” dhe ofroi paketën e ndihmës për shtetin.
Google ka hapur një mjet gjurmues personi në hindisht dhe anglisht për të ndihmuar njerëzit e zhdukur të dërgojnë gjurmë në Uttarakhand.
Autoriteti Kombëtar i Indisë mbi Menaxhimin i Fatkeqësisë ka publikuar numrat e telefonit të kontrollit për rrethet e prekura nga përmbytjet.
Dorina Bilbili/IDEA/