E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Nishani: Partitë politike do reagojnë si duhet pas rezultatit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u takua të shtunën me një delegacion të OSBE-së, i kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare, Wolfgang Grossruck.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se fushata zgjedhore ka qenë nga më të mirat, pasi ajo është e bazuar në paraqitjen e alternativave dhe debatin për programet dhe se ka shmangur në përgjithësi sulmet personale.

Presidenti Nishani shprehu bindjen në suksesin e këtyre zgjedhjeve, të cilat bazohen në ligjin elektoral, infrastrukturën moderne zgjedhore, transparencën, sjelljen e përgjegjshme të qytetarëve shqiptarë dhe me shpresën se partitë politike do të reagojnë në mënyrën e duhur pas rezultatit të zgjedhjeve.

Presidenti i AP-së, Grossruck, i vlerësoi zgjedhjet si shumë të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin ku vendi ynë ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin e tij, duke shtuar se për suksesin e zgjedhjeve është veçanërisht e interesuar edhe OSBE-ja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›